Prishtina po përgatitet për një festë të madhe automobilistike! ‘OneLife Rally’, është spektakli i super makinave, që do të mbërrijë në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, më 24 qershor.
Eventi publik ‘OneLife Rally’, do të zhvillohet në Sheshin “Nënë Tereza”, duke filluar nga ora 16:30 dhe do të jetë i hapur për të gjithë, pa pagesë. Ky aktivitet ofron mundësinë unike për të parë nga afër 80 super makina të jashtëzakonshme, të takoni personalitete të njohura të botës automobilistike si dhe të shijoni një atmosferë festive të mbushur me surpriza të veçanta nga partnerët e OneLife.
Në këtë ngjarje, do të mund ti bëni për vete edhe produktet ekskluzive të ‘OneLife Rally’, që do të jenë në dispozicion për t’u blerë. Mos humbisni mundësinë të bëheni pjesë e aventurës së OneLife Rally 2024, e cila do të nisë nga Tirana dhe do të përfundojë në Ljubljanë.







