Sporti është një gjuhë universal e cila na bashkon të gjithëve në pritjet kolektive, në triumfe, gëzime dhe dhimbje të përbashkëta. Radio K4, për ju, sjell listën e ikonave më të mëdha sportive, të cilët janë pionierë, legjenda, emrat e të cilëve jehojnë në sallat e historisë së sportit. Ata janë figura të cilët kanë frymëzuar miliona njerëz, janë individë që kanë shtyrë kufijtë e asaj që është e mundur, duke thyer rekorde, e deri tek thyerja e barrierave, nga rishkrimi i rregullores deri tek ripërcaktimi i sporteve të tyre:
Diego Armando Maradona: ish-futbollist profesionist argjentinas, i cili konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e sportit, ishte një nga dy fituesit e përbashkët të çmimit FIFA si “Lojtari i shekullit të 20-të”. Maradonës iu dha pseudonimi “El Pibe de Oro” (“Djali i Artë”), ishte i njohur për “Golin e Shekullit” dhe golin “Dora e Zotit”. Ai vdiq nga arresti kardiak më 25 nëntor 2020 në moshën 60-vjeçare.
Carl Lewis – Frederick Carlton “Carl”: Lewis është një ish-atlet amerikan, i cili fitoi nëntë medalje të arta, një medalje argjendi dhe 10 medalje të Kampionatit Botëror, duke përfshirë tetë të arta. Karriera e tij ishte nga viti 1979 deri në vitin 1996, kur fitoi për herë të fundit një ngjarje olimpike.
Muhammad Ali: Muhammad Ali ishte një boksier profesionist, aktivist, poet dhe filantropist amerikan, i cili konsiderohet si një nga figurat sportive më të rëndësishme dhe më të famshme të shekullit të 20-të, dhe shpesh renditet si boksieri më i mirë i peshave të rënda dhe atleti më i madh i shekullit.
Pele – Edson Arantes do Nascimento: i njohur me nofkën Pelé, në vitin 1999 u emërua si “Atleti i Shekullit” nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe u përfshi në listën Time të 100 njerëzve më të rëndësishëm të shekullit të 20-të. Në vitin 2000, Pelé u votua si “Lojtari Botëror i Shekullit” nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), si dhe ishte një nga dy fituesit e përbashkët të FIFA si “Lojtari i Shekullit”.
Michael Jordan – Michael Jeffrey Jordan: i njohur gjithashtu me inicialet e tij MJ, është një basketbollist profesionist amerikan, në pension. Jordan mund të konsiderohet si atleti më i talentuar i të gjitha kohërave, emri i të cilit mund të barazohet me fjalën spektakël.







