Të jetuarit së bashku në paqe, ka të bëjë me pranimin e dallimeve dhe aftësinë për të dëgjuar, njohur, respektuar dhe vlerësuar të tjerët si dhe të jetosh në një mënyrë paqësore dhe të bashkuar.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me rezolutën e saj 72/130, e shpalli 16 majin ‘Ditë Ndërkombëtare të të jetuarit së bashku në paqe’, si përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për të promovuar paqen, tolerancën, përfshirjen, mirëkuptimin dhe solidaritetin. Kjo ditë synon të mbështesë dëshirën për të jetuar dhe vepruar së bashku, të bashkuar në dallime dhe diversitet, në mënyrë që të ndërtojmë një botë të qëndrueshme paqeje, solidariteti dhe harmonie.
Përmes shënimit të kësaj dite, ftohen të gjitha vendet që të promovojnë më tej pajtimin për të ndihmuar në sigurimin e paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke përfshirë punën me komunitete, me udhëheqësit e institucioneve dhe me akterët tjerë përkatës, nëpërmjet masave pajtuese, akteve të shërbimit dhe duke inkurajuar faljen dhe dhembshurinë midis individëve.







