Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s në sesionin e saj të 39-të, në vitin 2015, shpalli datën e sotme 16 majin, si “Ditë Ndërkombëtare të Dritës”.
Dita e sotme shënohet për të festuar për kontributin e dritës dhe teknologjive të bazuara në dritë në fusha të ndryshme të jetës, duke përfshirë artin, kulturën, arsimin, mjekësinë, komunikimin, shkencën dhe zhvillimin e qëndrueshëm. UNESCO e shpalli 16 majin si ‘Ditën e Dritës’, që përkon me ditën kur në vitin 1960, u lëshua rrezja e parë me laser, duke përdorur një kristal rubin.
Tema me të cilën sivjet shënohet “Dita Ndërkombëtare të Dritës”, është ‘Dritë në jetët tona’.







