Sot, shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve’, për të nderuar dhe vlerësuar kontributin e punëtorëve të të gjitha profesioneve. ‘1 Maji’ është një dita që përkujton sakrificën dhe arritjet e punëtorëve në kërkim të të drejtave të tyre dhe përmirësimit të kushteve të punës. ‘Dita e Punëtorëve’ ka rrënjë të thella, në 130 vitet e lëvizjes së punëtorëve dhe përpjekjet e tyre për të përmirësuar kushtet e punës së punëtorëve në të gjithë globin.
Kjo ditë është po aq e rëndësishme edhe sot, të theksohen sfidat që punëtorët i hasin ende në vendet e tyre të punës. ‘Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve’ kryesisht shënohet me aktivitete në të gjithë globin, për të nderuar kontributin e punonjësve në forcimin e ekonomive dhe shoqërive. Sot, edhe organizatat sindikale bëjnë thirrje për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve dhe përmirësimin e kushteve të tyre të punës.
Kjo ditë le të na shërbejë të gjithëve, që të angazhohemi për një botë ku të gjithë punëtorët janë krenarë për punën e tyre dhe kanë kushte të mira dhe të sigurta në vendin e tyre të punës.







