Të dhënat personale të njerëzve përpunohen çdo sekondë, në punë, në marrëdhëniet e tyre me autoritetet publike, në fushën e shëndetësisë, kur blejnë mallra apo kryejnë shërbime të tjera, kur udhëtojnë apo kërkojnë diçka online në internet.
Individët në përgjithësi nuk janë të njohur me rreziqet që lidhen me mbrojtjen e të dhënave të tyre personale dhe të drejtave të tyre në këtë drejtim. Ata pak janë të vetëdijshëm se çfarë mund të bëjnë nëse konsiderojnë se të drejtat e tyre janë shkelur ose për rolin e agjencive kombëtare për mbrojtjen e të dhënave.
Më 26 prill, të vitit 2006, Këshilli i Evropës vendosi të shënojë ‘Ditën e Mbrojtjes së të Dhënave’, e cila tani çdo vit festohet në datën e sotme, 28 janar, e njohur ndryshe edhe si “Konventa 108”.