– Me 6 shkurt, të vitit 1962, lindi këngëtari, kantautori, aktori dhe themeluesi i bendit legjendar “Guns n’Roses”, Axl Rose. Ai njihet për hitet më të mëdha si “Welcome to the Jungle”, “Sweet Child o’Mine”, “Patience” dhe “Paradise City”. Me grupin “Guns n’Roses”, Axl ka shitur mbi 86 milion albume anembanë botës.
– Me 6 shkurt, të vitit 1945, ka lindur këngëtari Bob Marley. Albumi i tij ‘Best Of’, kaloi 330 javë, në top listën e këngëve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. Marley pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë, më 11 maj, të vitit 1981.
– Me 6 shkurt, të vitit 2005, këngëtari Eminem ishte në pozitën e këngëve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën ‘Like Toy Soldier’, pjesë e albumit të tij ‘Encore’.
– Në po këtë datë, të vitit 2013, Rihanna ka shoqëruar Chris Brown në dëgjimin e tij në gjykatë, ku ai ishte i akuzuar për sulm fizik ndaj Rihanës.