Data e sotme, 5 shkurt, i është ndarë festës për një prej produkteve më të shijshme dhe më të përhapura në botë – Nutellës. “Dita Botërore e Nutellës” është një rast për adhuruesit e këtij produkti të shijshëm, i cili është krijuar nga kompania italiane Ferrero, në vitin 1964. Nutella, me origjinë italiane, ka bërë një rrugë të gjatë në tavolinat e miliarda njerëzve dhe është kthyer në njërin nga produktet më të preferuara të miliona e miliona njerëzve. Me një shpërndarje në mbi 160 vende dhe prodhimin e më shumë se 365.000 tonëve çdo vit, Nutella është njëra nga produktet më të përhapur në botë. Receta origjinale e Nutellës, është e mbrojtur me sekret komercial nga kompania Ferrero dhe për shkak të këtij fakti, nuk dihet me saktësi se cila është receta e përdorur me gjithë përbërësit e saj. Megjithatë, disa përbërës kryesorë që përdoren në Nutellë, përfshijnë kakaon, sheqerin, ujin, vajin e palmës, etj.
Për të festuar “Ditën Botërore të Nutellës”, shumë njerëz përgatisin receta të ndryshme me Nutellë për çka ju inkurajomë edhe ne sot, të provoni receta të reja, me një prej produkteve më të dashura në botë-Nutella.