Sot, në të gjithë botën shënohet një ngjarje e rëndësishme për eksplorimin dhe promovimin e fuqisë së hipnozës, në përmirësimin e jetës dhe shëndetit. Kjo ditë thekson rolin e hipnozës, si një mjet i fuqishëm për menaxhimin e stresit, lehtësimin e dhimbjeve dhe përmirësimin e shëndetit mendor.
Pra, sot shënohet “Dita Botërore e Hipnozës”, ku organizata dhe profesionistë të fushës së hipnozës organizojnë ngjarje, seminare dhe trajnime, për të ndarë me publikun informacione mbi avantazhet dhe përdorimin e kësaj teknike të lashtë.
Profesionistët e hipnozës shpesh theksojnë rëndësinë e një qasje të përgjegjshme dhe etike ndaj kësaj teknike. Ata inkurajojnë përdoruesit potencialë, që të marrin kohë për të kuptuar se si funksionon hipnoza dhe për të zgjedhur profesionistë të kualifikuar dhe të licencuar, për të udhëhequr seancat e tyre. Kjo ndihmon në sigurimin e një përvoje pozitive dhe të sigurt, për ata që zgjedhin të eksplorojnë botën e hipnozës për përfitime shëndetësore.