Policia Ushtarake Shumëkombëshe e KFOR-it, ka hapur një vend të lirë pune, për pozitën ‘Përkthyes/e’. Detyrat kryesore për këtë pozitë do të jenë, përkthimi i deklaratave për KFOR-in, në lidhje me incidentet e lidhura me sigurinë, për të siguruar një produkt përkthimi përfundimtar, të pranueshëm edhe nga gjykata. Kjo mbështetje nuk përfshin vetëm përkthimin e dokumenteve të shkruara, por edhe mbështetje në përkthimin e drejtpërdrejtë apo simultant të Patrullave të Policisë Ushtarake Shumëkombëshe në terren, gjatë komunikimit me civilë apo me autoritetet lokale.
Për të aplikuar për këtë pozitë, të interesuarit duhet të plotësojnë këto kushte:
– Shkathtësi të mira të punës në ekip dhe komunikim.
– Të jetë fleksibël me orar të punës
– Të ketë aftësi sociale në mjedis pune
– Të ketë përvojë pune në përkthim dhe me përkthime juridike
Aplikantët duhet të kenë aftësi gjuhësore në lexim, shkrim, dëgjim dhe në të folur në tri gjuhë:
– Shqip,
– Anglisht dhe
– Serbisht
Aplikantët duhet të bashkëngjisin një foto të tyre në CV dhe ta dërgojnë atë në e-mail adresën elektronike kfor.mp@bmlv.gv.at , deri me datën 31 janar, 2024.
Do të kontaktohen vetëm ata persona që i plotësojnë kushtet e lartcekura.