“Të ecësh në errësirë me një mik, është shumë më mirë sesa të ecësh në dritë vetëm”, kjo thënie i shkon më së miri për shtati muajit të miqësisë – shtatorit, i cili na kujton që pothuajse secili prej nesh, ka momente që mbështetemi tek miqtë tanë, në një mënyrë ose në një tjetër, varësisht rrethanave.
‘Muaji i Miqësisë’ ka të bëjë me nënvizimin e rëndësisë së kuptimit të miqve dhe festimin e asaj që miqësia sjell në jetët tona çdo ditë. Ky muaj po ashtu na bënë që të reflektojmë edhe mbi marrëdhëniet që sot mund të jenë të ‘luhatura’ për arsye të ndryshme, por që në thelb e ndjeni që ju e vlerësoni miqësinë që për shumë vite e keni kultivuar bashkë.
Për shumë kë ‘Muaji i Miqësisë’, është një mundësi për të kontaktuar njerëz e për të krijuar miqësi të reja, sepse njeriu nuk është kurrë shumë i vjetër, për të bërë miq të rinj. Gjetja e kohës për të nderuar miqësitë, jo vetëm gjatë këtij muaji, ka inkurajuar gjithashtu shumë njerëz që më në fund të kontaktojnë miqtë e vjetër, me të cilët kanë dashur të rilidhin miqësinë e tyre.