Ngjarjet kulturore, do t’vazhdojnë të jenë shoqërues të artdashësve edhe përgjatë muajit shtator dhe në vijim mund të lexoni disa nga aktivitetet kulturore që mund të ndiqni gjatë ditëve në vijim:
Në qytetin e Vushtrrisë ka nisur të mërkurën (13.09.23), rrugëtimin e tij festivali ndërkombëtar i filmit “Castle Fest”. Ky festival i cili do të zhvillohet edhe sot (14.09.23), ka për qëllim ti bëjë bashkë film bërësit e rajonit dhe Evropës, ku filmdashësit do të mund ti përcjellin filmat e metrazhit të shkurtër që do të shfaqen në këtë festival.
Organizata jo qeveritare “ET-G” në bashkëpunim me Departamentin e Antropologjisë në UP organizojnë ngjarjen kulturore “Ulpiana Fest”. Ky festval, që zhvillohet me datat 16-17 shtator, ku aty pritet të përjetohen copëzat nga antikiteti me veshje, receta ushqimore, lojëra dhe shume aspekte tjera. “Ulpiana Fest” është i pari i llojit të vet, në Kosovë.
Nga e hëna e 18 shtatorit, në vendin tonë pritet të organizohet edhe një festival tjetër i kulturës dhe verës. Bëhet fjalë për për festivalin “Festari”, që do të zhvillohet në Therandë, nga data 18 shtator deri më 23 shtator.
Kino Armata, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Kosovë dhe Institutin Italian të kulturës në Tiranë, do të sjellin filmat nga seria “Rohrëacher 101” me regji të Alice Rohrëacher. Filmat që do të vijnë në tre ditë radhazi, nga data 25 deri më 27 shtator, do të shfaqen nga ora 19:00.