– Me 26 shtator, të vitit 1987, Michael Jackson, qëndroi për gjashtë javë në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë, me albumin e tij ‘Bad’. Albumi u publikua rreth pesë javë, pasi që ai publikoi edhe albumin e tij ‘Thriller’. Albumi ‘Bad’, është një nga albumet më të shitura në botë, me mbi 40 milion shitje në gjithë botën. Pesë këngë nga ky album, po ashtu mbanin pozitat e para të top listave muzikore në SHBA, Angli dhe në Evropë.
– Sot, feston ditëlindjen këngëtarja amerikane, Christina Milian, e lindur në vitin 1981, në New Jersey. Ajo ishte në pozitat e para të top listave amerikane, në vitin 2002, me këngën ‘AM To PM’. Po ashtu kënga e saj e publikuar në vitin 2004 ‘Dip it Low’, ishte një nga këngët më të dëgjuara të atij viti. Emri i saj i vërtetë është, Christine Flores.