Për herë të dytë ‘Prishtina Music Conference’ është ftuar në dy panele në ‘Athens Music Week’ të Greqisë, për të diskutuar bashkëpunimin kulturor në fushën e muzikës.
Prej 29 majit e deri me 1 qershor, drejtori i kësaj konference Kushtrim Dushi, bashkë me ekipin e tij në Athinë, do të prezantojnë punën e tyre dhe mundësitë për bashkëpunime në fushën e kulturës. Pjesëmarrësit në panel do të diskutojnë rreth bashkëpunimeve në muzikë, krijimit të rrjetit të kontakteve dhe praktikave më të mira për të punuar së bashku, nëpërmjet partneriteteve. Përveç panelit të diskutimeve ‘Prishtina Music Conference’, gjatë kësaj jave do të ketë mundësi të takoj profesionistë nga rajoni.
“Ky bashkëpunim mes ‘Prishtina Music Conference’ dhe ‘Athens Music Week’, ofron një mundësi të veçantë për shkëmbim kulturor dhe bashkëpunim në mes muzikantëve, artistëve dhe profesionistëve të industrisë së muzikës”, thuhet në komunikatën për media të ‘Prishtina Music Conference’.