“1 Qershori” i këtij viti, do të kthehet në një album me shumë kujtime të bukura, për fëmijët të cilët vizitojnë kinemanë Cineplexx. Është kinemaja në fjalë, e cila për “Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve” do të sjell shumë aktivitete, në të dyja kinematë, atë në Prishtinë dhe Prizren.
Aktivitetet do të fillojnë nga ora 11:30, me një program të përzgjedhur të filmave të animuar, me çmim special të biletës prej vetëm 2 euro. Përveç programit të filmave, gjithashtu do të ketë shumë aktivitete për të gjithë fëmijët si ngjyrosje të fytyrës (face painting) dhe shumë shpërblime.
Gjatë programit të filmave, fëmijët do të kenë mundësi që të zgjedhin në mes të filmave të animuar, si ‘ The Super Mario Bros. Movie’, ‘Puss in Boots: The Last Wish’ dhe ‘Lyle, Lyle, Crocodile’.
Biletat për në Cineplexx, mund të blihen online përmes aplikacionit Cineplexx KS (iOS dhe Android) apo në kinema nga ora 15:00. Oraret e filmave mund t’i gjeni në www.cineplexx-ks.eu.