Në shoqëri me Radio KFOR-in vikendet janë edhe më të hareshme, ku përveç muzikës së mirë e cila transmetohet 24 orë në ditë, 7 ditë të javës, ekipi jonë mundohet që edhe vikendet t’i keni të hareshme.
Çdo të shtunë dhe të diel, nga ora 08:00, ju presin moderatorët e Radio KFOR-it me emisionin ‘Mëngjesi me Ty’, për të ndarë me ju informacionet e mëngjesit, të shoqëruara me muzikën më të mirë, për disponim të mëngjesit. Të shtunën, nga ora 12:00, mund kënaqeni me emisionin e dëshirave të juaja muzikore ‘Keni Kërkuar, Dëgjoni!’.
Nëse dëshironi të mësoni më të rejat nga bota e kulturës, në vend dhe në botë, nga ora 14:00, ju pret emisioni dedikuar kulturës dhe artit ‘Culture Mix’, me autoren Vjosa Spahiu Gola.
Për më të rejat muzikore nga vendi dhe nga bota, ju mirëpret emisioni tjetër autorial i moderatorit Fisnik Zymi, i cili fillon nga ora 15:00.
Nëse dëshironi të shijoni hitet e ndryshme botërore në stilin RMX, atëherë ju ftojmë që nga ora 16:00, po të shtunën, të dëgjoni emisionin tjetër autorial të Ardian Gashit, ‘Retro Remix’.
Për të udhëtuar virtualisht nëpër kryeqytetet e botës, me Radio KFOR-in si dhe të mësoni më shumë për kryeqytetet e botës ju mirëpret emisioni ‘Capital’, i cili fillon nga ora 17:00. Nëse ju intereson biografia, diskografia dhe jeta e artistëve, atëherë nga ora 18:00, çdo të shtunë mund të dëgjoni emisionin ‘Artisti i Ditës’(Artist Of the Day), emision ky dedikuar artistëve botëror dhe ndërkombëtar.
Për t’i elektrizuar mbrëmjet e juaja të vikendit, çdo të shtunë, nga ora 20:00, ju pret emisioni autorial ‘Electronic Mood’, i moderatorit Fisnik Zymi.
Ndërsa, për adhuruesit e muzikës dance, nga ora 22:00 deri në orën 24:00, ju mirëpret emisioni ‘Dance Show’, me DJ të njohur botërisht. Siç ju njoftuam edhe më lart, e diela është po aq argëtuese sa edhe dita e shtunë, ku moderatorët e Radio KFOR-it, nga ora 08:00 e fillojnë emisionin e mëngjesit “Mëngjesi me Ty!”, me muzikë të mirë dhe informacione interesante.
Për adhuruesit e sportit, e diela ofron informacionet më të reja nga kjo fushë, përmes emisionit “Euro gol”, duke filluar nga ora 12:00, të shoqëruara edhe me muzikën më të mirë në vend. Kurse, për ata që e duan filmin, ju mirëpret emisioni ‘Kosmopolis’, me autoren Pranvera Behrami Breznica, ku nga ora 14:00, informacionet i dedikohen vetëm, filmave apo dramave.
Me përmbledhjen javore në teknologji, çdo të diel nga ora 15:00, ju mirëpret moderatorja Trëndelina Duli, me emisionin autorial ‘Tech World’, dedikuar vetëm të rejave teknologjike.
Për argëtimin e pasdites, mund të shijoni emisionin me fakte të ndryshme interesante, me moderatoren Merita Gjoni, në emisionin e saj autorial ‘Fakte Interesante’.
Remikset e këngëve apo ripërpunimet e tyre, mund t‘i shijoni edhe të dielave, me Ard Gashin, në emisionin ‘Retro Remix’, i cili fillon nga ora 17:00. Nëse dëshironi të shijoni hitet e ndryshme botërore, në stilin RMX, atëherë ju ftojmë nga ora 16:00, po të shtunën, të dëgjoni emisionin tjetër autorial të Ardian Gashit, ‘Retro RMX’.
Pra, të dielat e juaja pasurohen edhe me sesione muzikore dance, nga DJ të ndryshëm botëror, por edhe nga një DJ special nga Greqia, DJ Christo, të cilat fillojnë nga ora 18:00 deri në orën 20:00.
Mos t’i harrojmë edhe këngët e pavdekshme shqipe, ku çdo të diel nga ora 20:00, janë afër jush për ti pasuruar mbrëmjet e juaja.
Versione të seteve nga DJ me famë botërore, ju presin edhe nga ora 22:00 deri në orën 24:00, për ti përmbyllur vikendet e juaja me disponimin më të mirë të mundshëm.
Të gjitha këto dhe shumë të tjera mund ti dëgjoni e ti shijoni edhe përmes faqes sonë zyrtare në radiokfor.com dhe përmes aplikacionit ‘Radio K4’.