Data e sotme 12.05.23, është caktuar si ‘Ditë Ndërkombëtare e Infermierisë’, pasi në këtë datë kishte lindur themeluesja e infermierisë në botë, Florence Nightingale.
Në nderim të punës së infermierëve sot, në botë dhe në vendin tonë, organizohen aktivitete të shumta. Oda e Infermierëve të Kosovës edhe dje (11.05.23), në kuadër të Javës së Infermierisë, organizoi simpoziumin e parë me pjesëmarrës vendorë dhe ndërkombëtar, me moton “Infermierët e bashkuar një forcë për ndryshim”. Po dje me 11 maj, në Kolegjin Heimmer, për nder të Javës Ndërkombëtare të Infermierisë, u mbajt trajnimi “Reanimacioni Kardiopulmonar”.
‘Dita Ndërkombëtare e Infermierëve’ ofron një mundësi për të shënuar kontributin e stafit të infermierisë dhe të reflektojë në punën jetike që ata bëjnë çdo ditë, për të shpëtuar jetë.







