Çdo vit me 4 maj, shënohet “Dita Botërore e Zjarrfikësve”, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë dhe përdorimin e sigurt të zjarrit. Zjarri është një forcë e fuqishme dhe kur ky element është jashtë kontrollit, mund të jetë katastrofik. Prandaj, janë zjarrfikësit ata të cilët e rrezikojnë jetën e tyre për mbrojtjen e jetës së njerëzve dhe pronave të tyre.
Me pak fjalë, shënimi i “Ditës Botërore të Zjarrfikësve”, nderon sakrificat që bëjnë zjarrfikësit për të siguruar që komunitetet dhe mjedisi i tyre, të jenë sa më të sigurt nga zjarret apo fatkeqësitë tjera natyrore . Në këtë ditë, nderohen zjarrfikësit aktualë dhe ata të cilët kanë humbur jetën, duke shpëtuar jetën e tjetrit.