Nga data e sotme 4 maj, deri më 6 maj, do të mbahet edicioni i dhjetë jubilar i festivalit shumetnik ‘Mirëdita, dobar dan’. Festivali në fjalë ka për qëllim të bashkoj njerëzit përmes artit, kulturës, avokimit dhe debatit publik, në një platformë të vetme, e cila e bën këtë festival unik të këtij lloji. Ky festival ka për qëllim edhe të pasuroj perspektivat regjionale, të nxisë bashkëpunimin dhe ndërtimin e paqes, nëpërmes shkëmbimeve kulturore.
Festivali ‘Mirëdita, dobar dan’, hapet sot dhe sikurse edhe vitet e kaluara, edhe këtë vit është i ngjeshur me aktivitete të shumta. Sot (4 maj), nga ora 18:00, në ambientet e Kino ABC-së në Prishtinë, do të bëhet hapja e festivalit, me shfaqjen e filmit ‘Si mësova të fluturoj’ nga Radivoje Andric. Aktivitetet kulturore vazhdojnë edhe në datën 5 maj, ndërsa me datën 6 maj, do të bëhet përmbyllja e festivalit me disa debate, një promovim të librit dhe një performancë nga Dj Flip, nga ora 21:00, në Bubble Bar në Prishtinë.