“Dita Ndërkombëtare e Jazz-it” është një ditë e veçantë e cila në nivel ndërkombëtar shënohet çdo vit me datën 30 prill. Kjo ditë ka nisur të shënohet prej vitit 2012, me qëllim që të theksohet rëndësia e muzikës Jazz dhe ndikimit i saj në kulturat e ndryshme në botë.
Në këtë ditë, organizohen koncerte dhe evente të ndryshme në mbarë botën, me qëllim të festimit të muzikës Jazz dhe ndikimit të saj në kulturën globale. Dita e Jazz-it, gjithashtu shërben si një mundësi për të përqendruar vëmendjen në rëndësinë e artit dhe muzikës, si një mjet që mund të bashkojë dhe inkurajojë bashkëpunimin mes kulturave dhe njerëzve.
Në vendin tonë, kjo formë arti nuk është e përhapur në masë të mjaftueshme, sidoqoftë gjatë viteve të fundit, muzikantë vendor kanë punuar shumë, në koncerte e festivale të ndryshme, me qëllim që Jazz-i, të zë vendin e merituar në industrinë muzikore. Muzika Jazz zë vend të rëndësishëm në shumë kultura në botë dhe disa nga artistët më të famshëm të muzikës Jazz, janë: Miles Davis, Louis Armstrong, Nina Simone, Billie Holiday dhe të tjerë.