– Sot më 29 maj, feston ditëlindjen anëtarja e grupit Spice Girls, Melanie Brown, e njohur në skenë si Mel B, e lindur në vitin 1975. Vlen të përmendim se në vitin 1997, grupi Spice Girls, ishin në kulmin e karrierës. Vajzat arritën në pozitën e parë në top listat botërore me këngën ‘Wannabe‘. Melanie po ashtu ishte në pozitën e parë në Angli, në vitin 1998 me këngën e saj solo ‘I Want You Back’.
– Në këtë datë, të vitit 1984, këngëtarja Tina Turner, lansoi albumin e saj ‘Private Dancer’. Albumi pati një sukses shumë të madh komercial mbarë botëror, duke fituar certifikime të shumëfishta platinium dhe deri më sot, mbetet albumi më i shitur i këngëtares, në Amerikën e Veriut.
– Në po këtë datë, të vitit 1983, grupi Kiss, mbajtën koncertin e tyre të fundit. Në këtë koncert ata u paraqitën me fytyra të maskuara, duke krijuar një imazh të ri të tyre. Grupi u ribashkua, në vitin 1996.