Në vitin 2010, OKB-ja njohu të drejtën e njeriut për ujë dhe kanalizime, që do të thotë se të gjithë e kanë të drejtën për qasje në ujë të mjaftueshëm, të vazhdueshëm, të sigurt, të pranueshëm dhe të përballueshëm. Edhe pse Toka shpesh quhet planeti blu nga e gjithë përbërja e saj me ujë, në planet ka më pak se 1% ujë të pijshëm apo të arritshëm për përdorim. Shtresa e akullit të Antarktidës mban rreth 90 % të ujit të freskët, që ekziston në sipërfaqen e Tokës.
Në vendin tonë, është Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’, e cila është përgjegjëse për trajtimin dhe furnizimin me ujë të pijshëm dhe largimin, trajtimin e ujërave të ndotura për konsumatorët e saj, në përputhshmëri me standardet e ndërmarrjeve të mëdha në rajon dhe Evropë, vazhdimisht bënë thirrje për përdorim sa më racional të ujit të pijshëm.
Uji është burim i jetës dhe trashëgimia jonë më e çmuar. Prandaj, le të ndërtojmë një botë më të qëndrueshme duke u përkushtuar për të ruajtur dhe mbrojtur burimet e ujit. Bashkëpunimi ynë për të mbrojtur ujërat dhe për të kursyer ujin mund, të krijojë një të ardhme më të ndritshme për brezat e ardhshëm.