Radio KFOR-i ka hapur një pozitë të lirë pune të përkohshme për Moderator-e/Gazetar-e, me bazë në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në Kosova Film.
Për të aplikuar për këtë pozitë, të interesuarit duhet të plotësojnë këto kushte si më poshtë:
- Përfundimi i arsimit të mesëm (4 vjeçar).
- Minimum 5 vite përvojë pune si moderator-e/gazetar-e të një radio stacioni rajonal ose kombëtar.
- Aftësi në prezantimin dhe shkrimin lajmeve, kolonave apo skenarëve.
- Aftësi të mira komunikimi dhe pune në ekip.
Aplikantët duhet të kenë aftësitë e mëposhtme gjuhësore:
- Anglisht – Mirë
- Shqip – Shumë mirë
Përfitimet nga punësimi në pozitën e Moderatorit-ës/Gazetarit-ës, përfshijnë:
- Anëtarësim në skemën e sigurimit shëndetësor
- 24 ditë pushim vjetor për vit kalendarik
- Deri në 7 ditë pushimi special
- Deri në 11 ditë përgjatë një viti, festa zyrtare/kombëtare.
Aplikantët duhet të jenë banorë të ligjshëm të Kosovës.
Paga bruto për këtë pozitë LCH-5, është 1.209 € në muaj.
Aplikacionin për këtë pozitë si dhe hollësi të tjera lidhur me këtë vend të lirë pune, mund t’i gjeni vetëm në faqen e NATO-s, në https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-local/broadcasterjournalist
Formularët e aplikimit mund ti dorëzoni edhe personalisht, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në Kosova Film, në kutinë postare, e cila ndodhet në ndërtesën IZMIR, tek porta kryesore e Kosova Filmit.
Gjithashtu, ju mund t‘na kontaktoni edhe përmes postës tonë elektronike, në adresën recruitment@hq.kfor.nato.int apo në numrin e telefonit 038 70 2150.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për këtë pozitë, është data 07.05.2023, ora 16:00.
Aplikacionet e pranuara pas kësaj date, nuk do të pranohen.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët që i kanë plotësuar kushtet e lartcekura dhe janë në listën e ngushtë për intervistë.