Buzëqeshja është ngjitëse dhe sot (14.04.23), keni edhe më shumë arsye për të qeshur, me që sot shënohet edhe ‘Dita Ndërkombëtare të Qeshjes’. Historia e kësaj dite, daton në vitin 1997, kur humoristja/psikologe, Izzy Gesell ftoi të gjithë botën ti bashkoheshin përmes disa aktiviteteve argëtuese, për të inkurajuar gjithë njerëzit të qeshin më shumë.
Shkencëtarët kanë vërtetuar se e qeshura është e lidhur me rritjen e endorfinës në tru, e cila përmirëson gjendjen e përgjithshme të njeriut dhe ju bën të ndiheni më mirë.
Një tjetër studim nga kardiologu, Michael Miller dhe kolegët e tij në Universitetin e Maryland, në vitin 2005, zbuluan se njerëzit që shikonin filma komedi, kishin qarkullim më të mirë të gjakut, krahasuar me persona të cilët shikonin filma horror dhe vuanin nga qarkullimi i mirë i gjakut.
Ka shumë arsye për të qeshur çdo ditë, prandaj buzëqeshni jetës, shëndetit dhe gjërave të mira që keni në jetën tuaj.