Kafshët, përmes veprimeve të tyre tregojnë emocione shpirtërore, duke filluar nga gjitarët më të mëdhenj e deri tek insektet më të vogla. Bota e tyre është shumë interesante dhe shpesh herë e pa besueshme për ne. Në vazhdim ju njohim me disa fakte interesante për kafshët:
– Anakonda, gjarpri më i madh dhe më kërcënues në botë, mund të mbajë frymën deri në 45 minuta.
– Në Afrikë, kafsha e cila shkakton vdekje tek njerëzit, më shumë se sa luanët, leopardët dhe elefantët, është hipopotami.
– Ujku në ditët e sotme, është shumë më afër qyteteve se sa ishte më parë, sepse ata tani kanë më shumë mundësi të gjejnë ushqim, në mbeturinat urbane.
– Në Tokë, ekzistojnë më shumë specie të insekteve se sa çdo lloj tjetër kafshësh ose bimësh.