‘Dita Botërore e Bishtajoreve’ është një festë vjetore, e cila shënohet me datën 10 shkurt, e organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës karshi bishtajoreve, si: bizelet, fasulet, thjerrëzat etj., të cilat janë një pjesë e rëndësishme e shumë dietave në mbarë botën dhe janë një burim i mirë i proteinave, fibrave dhe lëndëve të tjera ushqyese.
Këtë vit, ‘Dita Botërore e Bishtajoreve’ është veçanërisht e rëndësishme pasi shënon gjysmën e Dekadës së Veprimit të Kombeve të Bashkuara për Ushqyerjen (2016-2025).
‘Bishtajoret për një të ardhme të qëndrueshme’ është motoja e sivjetme, e cila e shënon ‘Ditën Botërore të Bishtajoreve’ për të ngritur vetëdijen karshi bishtajoreve, të cilat janë jetike për mirëqenien dhe shëndetin e gjithë njerëzve në botë.