Kontingjenti zviceran i KFOR-it ka hapur një pozitë të lirë pune për kamarier apo kameriere në restorantin ‘Swisshouse’, në kampin Film City, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në Prishtinë.
Kualifikimet e nevojshme për këtë pozitë, janë:
– Të ketë përfunduar arsimin bazë,
– Një vit përvojë pune,
– Njohuri bazë të gjuhës angleze, shqipe dhe serbe.
Aplikacionet duhet të dërgohen në e-mail adresën recruitment@hq.kfor.nato.int ose personalisht në kutinë postare, tek porta kryesore e Shtabit të KFOR-it Film City, deri të mërkurën, 15 shkurt 2023.
Për informacione shtesë rreth kësaj pozite si dhe rreth aplikacionit që duhet ta mbushni, ju lutemi të klikoni këtu https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-local/waitstaff .