Detyrat e këtij posti, do të jenë pastrimi i zonave të ndryshme të objekteve në bazën e KFOR-it, SWISSCOY në Suharekë.
Kërkesat kryesore për arsimim dhe përvojë pune, për këtë pozitë janë:
- Përfundimi i arsimit fillor (8 vjeçar).
- Minimum 1 vit përvojë pune si pastrues apo pastruese në një organizatë apo kompani.
Aplikantët duhet të kenë aftësi gjuhësore:
- Gjermanisht ose anglisht: Njohuri të mjaftueshme
- Shqip: Njohuri të mjaftueshme
- Serbisht: Njohuri të mjaftueshme
Mbajtësit e këtij posti, duhet të jenë banor të përhershëm të Kosovës dhe do të punojnë në bazën ushtarake të KFOR-it në SWISSCOY LMT, në Suharekë.
Paga bazë për këto pozita është 735.00 € në muaj.
Përfitimet e tjera të punësimit përfshijnë:
- Anëtarësim në një skemë të sigurimit mjekësor
- 24 ditë pushim vjetor për vit kalendarik
- Deri në 7 ditë pushimi të veçanta, për vit kalendarik
- Deri në 11 ditë pushim zyrtar, për një vit kalendarik
Përpara se të konfirmohet pranimi në këtë post, kandidatit të preferuar do t’i kërkohet të kalojë verifikimin e sigurisë dhe ekzaminimin mjekësor të KFOR/SWISSCOY të kryer nga Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it, që do të vërtetojë aftësinë e personit për punë.
Kandidatit të suksesshëm do t’i ofrohet një kontratë fillestare 12-mujore e cila mund të kalojë në një kontratë me kohëzgjatje të pacaktuar, në varësi të performancës së kënaqshme dhe nevojës/financimit të vazhdueshëm operacional për këtë.
Aplikacionet duhet të kthehen me e-mail në adresën recruitment@hq.kfor.nato.int deri të hënën, me datën 30 janar, 2023.
Formën për ta mbushur aplikacionin, mund ta gjeni në këtë vegëz, aty ku shkruan ‘Application Form’ https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-local/cleaner
Formularët e aplikimit mund ti dorëzoni edhe personalisht në kutinë postare të KFOR-it, në ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it në Izmir, te porta kryesore e Kosova Filmit.