Përkthyesi apo interpretuesi do të ketë funksionin kryesor për të mbështetur SWISSCOY LMT të KFOR-it me shërbime përkthimi apo interpretimi. Ai ose ajo i shoqëron LMT-të në takime të ndryshme koordinuese, mbledhje informacioni, i ndihmon ata me udhëzime dhe informacione lokale dhe përkthen dokumente dhe materiale të ndryshme mediatike sipas kërkesës.
Kërkesat kryesore për të plotësuar këto pozita për arsimim dhe përvojë pune janë:
- Përfundimi i arsimit të mesëm (4 vjeçar).
- Minimumi 3 vjet përvojë si gjuhëtar.
- Njohuri/eksperiencë pune të produkteve MS Office (Word, PowerPoint dhe Outlook).
- Aftësi të mira të punës në grup dhe komunikimit.
Aplikantët duhet të kenë aftësi gjuhësore:
Anglisht – Mirë
Shqip – Shumë mirë
Mbajtësit e postit duhet të jenë banorë të përhershëm të Kosovës dhe do të punojnë në bazën ushtarake të KFOR-it, në SWISSCOY LMT, në Suharekë.
Paga bazë për këto pozita është 992.00 € në muaj.
Përfitimet e tjera të punësimit përfshijnë:
- Anëtarësim në një skemë të sigurimit mjekësor
- 24 ditë pushim vjetor për vit kalendarik
- Deri në 7 ditë pushimi të veçanta, për vit kalendarik
- Deri në 11 ditë pushim zyrtar, për një vit kalendarik
Përpara se të konfirmohet pranimi në këtë post, kandidatit të preferuar do t’i kërkohet të kalojë verifikimin e sigurisë dhe ekzaminimin mjekësor të KFOR/SWISSCOY të kryer nga Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it, që do të vërtetojë aftësinë e personit për punë.
Kandidatit të suksesshëm do t’i ofrohet një kontratë fillestare 12-mujore e cila mund të kalojë në një kontratë me kohëzgjatje të pacaktuar, në varësi të performancës së kënaqshme dhe nevojës/financimit të vazhdueshëm operacional për këtë.
Aplikacionet duhet të kthehen me e-mail në adresën recruitment@hq.kfor.nato.int deri të hënën, me datën 30 janar, 2023.
Formën për ta mbushur aplikacionin ‘Application Form’, mund ta gjeni në këtë vegëz si dhe informacione të tjera shtesë në lidhje me pozitën e kërkuar https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-local/interpreter
Formularët e aplikimit mund ti dorëzoni edhe personalisht në kutinë postare të KFOR-it, në ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it në Izmir, te porta kryesore e Kosova Filmit.