Policia e Kosovës, si autoritet i zbatimit të ligjit, me njësitet e saj, po vazhdon të punojë me profesionalizëm dhe përkushtim për të siguruar rend, ligj dhe siguri në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend, janë regjistruar 16 aksidente trafiku me të lënduar, 22 aksidente trafiku me dëme materiale, fatmirësisht asnjë aksident me fatalitet, kurse janë shqiptuar 1.518 tiketa trafiku.
Për të ju shmangur aksidenteve rrugore, Policia e Kosovës bënë thirrje tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të zbatojnë rregullat e komunikacionit, në mënyrë që të shmangen aksidentet rrugore.