Pas çdo shfaqjeje kërcimi që do të shihni ndonjëherë, pavarësisht se sa spontane duket, ekziston një koreograf i përkushtuar që ka shpenzuar orë e ditë të tëra duke dizajnuar sekuencën e lëvizjeve. Pikërisht këta profesionist, jashtëzakonisht krijues dhe punëtorë, nderohen çdo vit më 9 janar.
Vallëzimi ka jetuar dhe është zhvilluar bashkë me njeriun, sepse dëshmia më e hershme që arkeologët kanë gjetur për vallëzimin datojnë të paktën nga viti 7000 para Lindjes së Krishtit dhe ka të ngjarë që vallëzimi të ketë ekzistuar edhe para kësaj kohe.
Pra, shënimi i ditës së lartpërmendur ofron një shans për t’u dhënë merita dhe vëmendje këtyre njerëzve që ndër vite kanë krijuar valle, teknika dhe lëvizje të trupit, duke evoluar në shumë stile të kërcimit. ‘Ditën Ndërkombëtare të Koreografëve’ mund të shënoni edhe ju, duke filluar të ndiqni kurse vallëzimi me koreografët e mrekullueshëm të vendit tonë.