– Më 21 janar, të vitit 2020, gjithmonë në hap me kohën, këngëtarja Dolly Parton, krijoi një meme me foto, që tregonte katër anët e personalitetit të saj, siç përfaqësohet nga LinkedIn, Facebook, Instagram dhe Tinder. Të famshëm të tjerë, si Oprah, Janet Jackson, Jennifer Garner dhe Miley Cyrus, iu bashkuan Parton, në argëtim me versionet e tyre të plasimit të memeve.
– Më 21 janar, të vitit 1978, The Bee Gees publikuan albumin ‘Saturday Night Fever’, duke qëndruar për 24 javë në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë. Albumi shënoi një sukses të madh, duke arritur shitje mbi 30 milion kopje në gjithë botën dhe duke e bërë atë një nga albumet më të shitura të të gjitha kohërave.
– Në këtë datë, të vitit 2012, këngëtarja Adele ishte në pozitën e parë të albumeve më të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me albumin e saj të dytë ‘21’. Albumi përfshinte disa nga hitet me të mëdha të këngëtares siç është kënga ‘Rolling in the Deep’, që arriti të shes mbi 26.4 milionë kopje në gjithë botën.