Përmbledhjen javore e fillojmë me gjigandin Samsung, ku tashmë edhe zyrtarisht e dimë se si duket seria e re Galaxy. Imazhe zyrtare të Galaxy S23 Ultra dhe S23 Plus, që debutojnë me 1 shkurt, u publikuan dhe të njëjtat tregojnë vendosjen e kamerave, ngjyrat, dizajnin e shumëçka tjetër. S23 Ultra dhe Plus shfaqen në një kornizë metalike dhe mbulesë prej xhami. Të dy modelet kanë katër ngjyra: zezë, bardhë, e gjelbër dhe rozë. Versioni Ultra duket me një dizajn më të rrafshët sesa paraardhësi dhe ka pesë sensorë kamerash të pasme. Smartofoni do të ketë kamerë kryesore 200-megapiksel, ndërkaq modelet standarde dhe Plus kanë kamera 50-emgapiksel.
Java që po e lëmë pas në teknologji, na ka sjellë edhe një palë syze shumë të veçanta. Te emëruara TCL RayNeo X2, syzet inteligjente të teknologjisë së lartë, vijnë plot e përplot veçori, por përkthimi padyshim që është edhe veçoria më interesante e syzeve. RayNeo X2, e lejojnë përdoruesin që të shoh automatikisht titrat për çdo gjuhë të huaj. Syzet përdorin përkthimin me Inteligjencë Artificiale të interpretuar në shumë gjuhë në të njëjtën kohë dhe në kohë reale.
Po ashtu, gjatë javës së kaluar kishim edhe një pajisje e cila ka për qëllim të “largojë” rrufetë. Një veprim me një laser gjigant pritet të ndihmojë që rrufetë të mos godasin aeroportet dhe vendet qe konsiderohet si më të rrezikuara nga rrufetë. Siç bëhet e ditur, shkencëtarët lëshuan 1000 impulse drite laser në sekondë nga një makinë rreth 8 metra të gjatë, që peshonte më shumë se tre tonë, duke dërguar rrezet në atmosferë mbi një kullë në Zvicër, e cila goditet nga rrufeja rreth 100 herë në vit. Për më shumë se gjashtë orësh të përdorimit të laserit gjatë stuhive midis qershorit dhe shtatorit të vitit të kaluar, studiuesit ishin në gjendje të devijonin katër goditje rrufeje.