Policia e Kosovës në çdo kohë është e gatshme të jetë në shërbim të të gjithë banorëve të Kosovës, e posaçërisht duke kontribuar në mbarëvajtjen e zhvillimit korrekt të trafikut në Kosovë.
Rreth statistikave të aksidenteve në trafik, Radio KFOR-i kontaktoi Zyrën për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Policinë e Kosovës, të cilët ofruan statistikat e aksidenteve në trafikun rrugor, për periudhën kohore, janar-tetor të vitit 2022: “Gjatë kësaj periudhe, nga janari deri në tetor, kanë ndodhur 10.755 aksidente trafiku me dëme materiale, 12.354 me të lënduar, e për fat të keq, përgjatë kësaj kohe aksidente me fatalitet kanë ndodhur 78 raste, duke gjetur vdekjen 88 persona.”
Policia e Kosovës, gjithashtu, informon se për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti për shoferët e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut, do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.
Me poshtë gjeni tabelën me të dhënat e përgjithshme të statistikave nga Policia e Kosovës për periudhën janar-tetor 2021 dhe janar-tetor 2022.