– Me datën 24 dhjetor, të vitit 1971, ka lindur këngëtari Ricky Martin, në San Juan, të Puerto Ricos. Emri i vërtetë i tij, është Enrique Martin Morales.
– Në këtë datë, të vitit 1978, anëtarët e grupit ABBA, Björn Ulvaeus dhe Agnetha Fältskog, të cilët edhe ishin të martuar, njoftuan se janë ndarë dhe se nga kjo datë, ata më nuk janë çift bashkëshortor.
– Në po këtë datë, të vitit 1991, ka lindur Louis Tomlinson, njëri ndër anëtarët më të vjetër të bendit One Direction.