Stacioni rajonal i jugut – Drejtoria Rajonale e Prishtinës dje (28.10), ka pranuar një donacion nga (Bashkëpunimi Civil-Ushtarak) CIMIC, i cili operon në kuadër të KFOR-it. Donacioni ‘Dhoma Familjare’, ka për qëllim të sigurojë një ambient të përshtatshëm të trajtimit të viktimave të dhunës. Donacioni për këtë dhomë, përfshin renovimin total të dhomës familjare, përfshinë krijimin e një ambienti të ngrohtë dhe të kompletuar me pajisjet si: TV, kompjuter, printer, lodra për fëmijë, sofa, rregullimin e tualetit, etj.
I pranishëm në këtë ceremoni inaugurimi, ishte edhe oficeri ndërlidhës i zyrës së CIMIC-ut, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, nënkolonel, Girts Savins, i cili tha që nga ky donacion do të lehtësojë punën e zyrtarëve policor, mirëpo edhe viktimat do të kenë ambient më të përshtatshëm: “Sot është një ditë shumë e rëndësishme. Një nga qëllimet e KFOR-it, është që të sigurojë një ambient të qetë dhe të sigurt. Siguria fillon nga familja që përbëhet nga gratë, burrat dhe fëmijët. Në jemi të lumtur që trupat paqeruajtëse italiane (MSU), na kanë bërë bashkë me Stacionin Policor dhe e kanë bërë të mundur që ne të përmirësojmë kapacitetet, që do tu mundësojë organeve kompetente të realizojnë intervistime në ambiente të përshtatshme, me të gjitha viktimat e prekur nga dhuna. Mbi të gjitha shpresojmë që në të ardhmen, dhoma si këto, të mos jenë të nevojshme.”
Të nderuar dhe falënderues për këtë donacion, ishin edhe përfituesit e këtij donacioni nga Policia e Kosovës. Me këtë rast, Shefi i sektorit të operatives rajonale në kuadër të drejtorisë rajonale policore të Prishtinës, Major Bekim Bislimi, theksoi se kjo është një ndihmë e madhe për punën e tyre: “Sot ndihemi të nderuar, sepse kemi pranuar një donacion mjaft të rëndësishëm. Krijimi i ‘Dhomës Mike’, për Stacionin Policor- Jug, është e një rëndësie të veçantë gjatë trajtimit të rasteve të dhunës në familje. Ky donacion do të ndikoj në përmirësimin e kushteve tona, do të shfrytëzohet specifikisht për çështjet e dhunës në familje dhe do të na ndihmojë në punën tonë, duke ngritur performancën në trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Falënderim i veçantë për ndihmën e vazhdueshme nga ana e KFOR-it në drejtim të Policisë së Kosovës, përmes donacioneve të ndryshme dhe posaçërisht sot në krijimin e ‘Dhomës Mike’.”
KFOR-i përmes projekteve dhe donacioneve të CIMIC-ut edhe njëherë dëshmuan praninë e tyre jo vetëm në aspektin e sigurisë dhe paqes në Kosovë, por edhe kontributin në përmirësimin e mirëqenies dhe ndihmës në sektorë të ndryshëm.