Data e sotme (17 tetor), shënon ‘Ditën Botërore për Zhdukjen e Varfërisë’ dhe mëton ndërgjegjësimin e njerëzimit për zhdukjen e varfërisë në mbarë botën.
Sipas statistikave të fundit, më shumë se 380 milionë gra dhe vajza, përballen me varfëri ekstreme dhe jetojnë me më pak se 1.90 dollarë në ditë. Por kur flasim për varfërinë nuk flasim vetëm për të ardhurat, varfëria ka të bëjë edhe me qasjen në kujdes shëndetësor, arsimim dhe standardet e jetesës.
‘Dita Botërore për Zhdukjen e Varfërisë’ këtë vit po shënohet nën moton ‘Dinjitet për të gjithë edhe në praktikë’. Sot keni mundësinë të vlerësoni përpjekjet dhe betejat e njerëzve që jetojnë në varfëri, e gjithashtu të jemi një zë për ta, që të angazhohemi së bashku për drejtësinë sociale, paqen dhe planetin e të gjithëve.