Në mbështetje të grave me kancer të gjirit, i tërë muaji tetor vishet në të pembe, në respekt dhe përkrahje të tyre, e po ashtu ky muaj njihet edhe si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Theksojmë se 1 në 8 femra, mund të preken nga kanceri i gjirit gjatë jetës së tyre, dhe shenjat janë të ndryshme, përmes së cilave mund të shfaqet kanceri i gjirit, si: ndryshimet në formën e gjirit, gunga në gji, ndryshimet në lëkurën e gjirit, skuqje e gjirit, gjakderdhje në gji, etj.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, inkurajon gratë në Kosovë që përveç vet-kontrollit, të shfrytëzojnë mundësinë e parë për të kryer mamografi dhe ekzaminime të tjera, për të zbuluar kancerin në faza sa më të hershme me qëllim të luftimit të tij me sukses. Parandalimi përmes zbulimit të hershëm e rrit suksesin e mjekimit dhe shkallën e mbijetesës nga kjo sëmundje tek gratë. Nëse i vëreni ato, flisni me mjekun tuaj!
Zbulimi i hershëm e bën kancerin e gjirit më të shërueshëm dhe e rrit shkallën e mbijetesës.
#TESTOHU
#BëjeMAMOGRAFINË
#Zbulimiihershëm-#Mbijetesë