‘Dita Botërore e Mjekrës’, shënohet në mbarë botën të shtunën e parë, të muajit shtator. Kjo ditë synon të promovojë dhe të lartësojë statusin dhe rëndësinë e mjekrës në të gjithë botën. Ndërsa ka praktika të ndryshme të ndjekura nga njerëzit në mbarë globin, mos rruajtja është një praktikë e pranuar botërisht, pra shënimi i saj dallon nga vendi në vend.
Për shembull, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qindra burra me mjekër mblidhen çdo vit për të vendosur një rekord të ri, e në Australi, persona me mjekër dhe mustaqe të trasha konkurrojnë në hedhjen e sëpatave në distancë, ndërsa në jug të Spanjës zhvillohen luftime boksi jo standarde: njëri nga pjesëmarrësit duhet të ketë mjekër të trashë dhe tjetri jo, e kështu me radhë…, por në këtë ditë, është vetëm një rregull që duhet të respektohet, ndalohet rruajtja e mjekrës.
‘Ditën Botërore të Mjekrës’, mund ta kremtoni duke e lëshuar mjekrën apo mustaqet sepse rruajtja e fytyrës në këtë ditë, konsiderohet mos respekt.