Rave paralajmëron risi për këtë fundvit. Në nëntor, pas edicionit të dyte të Prishtina Music Conference, me moton e konsistences, Rave prezanton Rave Festival me program te muzikes elektronike.
Mungesa e emocioneve ndaj ndjesive të reja ka shtyer Rave të studioj një plan të ri, të formoj një identitet të ri për qytetin tone dhe prandaj Afterparty i PMC-se në 2022 vjen në një vend të ri të “pa-perdorur” më herët me datën 5 nëntor.
Rave Festival, një koncept konsistent, pa-mbarim, me senzacione që ngjallin emocione të reja e të vjetra do të elektrizojë të gjithë ata që duan muzikën e bukur. Radio K4 si gjithmonë në bashkëpunim me ravetravel do të dhurojë bileta falas për dëgjuesit tanë besnik.