A mund të shpëtohet toka? Përgjigja është “Po” me disa “nëse” të mëdha. Radio KFOR-i sjellë disa rekomandime të shkëputura nga hulumtimi i publikuar nga ‘The Nature Conservancy’ dhe 12 organizata të tjera, të cilët thonë: ‘’ Së bashku, ne mund të ngadalësojmë krizat e dyfishta të humbjes së klimës dhe biodiversitetit. Kjo është një thirrje zgjimi shpresëdhënëse, por vetëm nëse veprojmë me urgjencë të madhe. Këtë e pohon për Radio KFOR-in, edhe Inspektori i parandalimit të zjarreve në kampin ‘Film City’, në Prishtinë, z. Fitim Zhitia, i cili na tregoi se si mund të vijë deri tek shpërthimi i zjarrit të papritur, duke potencuar se faktori njeri mbetet përgjegjësi kryesor: “Zjarri mund të shkaktohet në shumë mënyra, duke përshirë hedhjen e gjërave me përbërje qelqi, gota të thyera, shishe, nëpërmes rrezeve të diellit që përshkojnë qelqin, mund të iniciohet në zjarrin fillestar të papritur dhe të padëshiruar, i cili zhvillohet me një shpejtësi të madhe. Pastaj, nga duhani i pa fikur, sidomos nëpër male, i cili shkakton rrezik edhe për vetë zjarrfikësit dhe organizatat e tjera për fikje zjarresh. Rrezik potencial paraqesin edhe shkrepëset pa ngjyrë, ose transparente, të cilat nga kontakti me diellin shpërthejnë dhe krijojnë zjarr. Unë bëj thirrje që të mos hedhën mbeturina të asnjë lloji, jashtë vendeve përkatëse për hedhjen e tyre. Duhet thënë po ashtu, që gjatë zhvillimit të zjarrit, mund të hasim edhe në mbetje , të cilat shkaktojnë rrezikshmëri të lartë, ngase lirojnë gazra vdekjeprurëse’’, këshilloi z. Zhitia.
Mjedisi nuk është pronë e askujt për ta shkatërruar, por është përgjegjësi e të gjithëve për ta mbrojtur!