Në këto ditë të nxehta gushti do ju sjellim freski me disa fakte interesante dhe argëtuese nga fusha të ndryshme të jetës. Disa prej tyre mund të duken të pabesueshme, por se janë dëshmuar se janë të vërteta.
Kulla Eifel mund të jetë deri në 15 cm më e lartë gjatë stinës së verës, për shkak të zgjerimit termik që do të thotë se hekuri nxehet, grimcat fitojnë energji kinetike dhe zënë më shumë hapësirë. Ora e Big Ben-it, kishte ndalur së punuari me datën 27 maj 2005, në orën 22:07 dhe ka shumë të ngjarë që kjo ndodhi për shkak të temperaturave të larta për qytetin e Londrës, prej 31.8 gradë Celsius. Aktorët që luajtën zërin e Mickey dhe Minnie mouse, u martuan edhe në jetën reale. Russi Taylor (Minnie) dhe Wayne Allwine (Mickey) u martuan në vitin 1991.
Logo e Chupa Chups është realizuar nga Salvador Dalí. Artisti surrealist e projektoi logon në vitin 1969. Kuriozitete të shumta mund të mësoni çdo ditë edhe duke dëgjuar Radio KFOR-in.