Ishte paralajmëruar se biletat do të shiteshin nga ora 12:00, por interesimi i jashtëzakonshëm për këtë ndeshje ka bërë që biletaria të hapet nga ora 08:00 e mëngjesit.
Drita njihet si skuadër me tifozë të ‘çmendur’ të cilët asnjëherë në asnjë udhëtim nuk e kanë lënë vetëm, madje edhe në Finlandë dhe në Antwerp ishin dhjetëra tifozë që përkrahën bardhekaltërtit.
Ndeshja mes Dritës dhe Antwerpit zhvillohet diten e ejte në fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.