Muaji korrik ka qenë i mbushur me festivale, organizime dhe aktivitete kulturore. Krahas ‘Manifesta 14’, ‘Ramë Lahaj International Opera Festival’ dhe ‘Prishtina Gastronomy Festival’, gjatë këtyre ditëve do të mund të ndiqni edhe ngjarje të tjera kulturore dhe jo vetëm.
Me datën 29 korrik, tek rruga B në Prishtinë, nën slloganin ‘Truth is Light’ fillojnë aktivitetet e ‘Meeting of Styles’, një ngjarje nga ‘Qendra për Zhvillimin e Artit – Q’art’, që tashmë është kthyer në një aktivitet tradicional për vendin tonë.
Me datën 30 korrik, këtë të shtunë, në ambientet e ‘Defy Them’ do të keni mundësinë të shijoni tinguj të muzikës xhaz, interpretuar nga muzicientët vendor: Ilir Bajri, Visar Kuci dhe Enes Beu. Kjo ngjarje nis nga ora 20:00.
Një ngjarje tjetër e bukur kulturore, është padyshim edhe ‘ART NË AUTIZËM’, ku do të hapet ekspozita/ankandi i pikturave të mrekullueshme, të krijuara nga disa fëmijë shumë të talentuar me autizëm, i cili këtë vit vjen me një format tjetër.
Të enjten (28.07.2022), duke filluar nga ora 19:00, do ta bëhet prezantimi i pikturave, të cilat do të shiten përmes platformës së iniciativës ‘Joy’ nga GjirafaMall.