– Në këtë datë, të vitit 1964, The Beatles ishin në vendin e parë në tabelën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën ‘A Hard Day’s Night’.
– Më 23 korrik, të vitit 1966, Frank Sinatra u rendit në vendin e parë, në tabelën e albumeve më të dëgjuara amerikane, me këngën “Strangers In The Night”. Kënga në fjalë i dha dy çmime Grammy atë për ‘Record of the Year’ dhe ‘Performancën më të Mirë Vokale’.
– Më 23 korrik, të vitit 1969, The Rolling Stones ishin në vendin e parë në tabelën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën ‘Honky Tonk Women’. Kënga në fjalë, u shkrua nga Mick Jagger dhe Keith Richards, gjatë pushimeve në Brazil.