Sipas një raporti të publikuar nga Facebook, më shumë se 700 milionë emogji (Emoji), përdoren vetëm në postime, brenda këtij rrjeti social dhe mund të themi që është e pamundur që të numërohen edhe emogjit që përdorim në bisedat tona, prandaj sot shënojmë “Ditën Botërore të Emogjive”.
Data e sotme, 17 korrik, është vendosur për të kremtuar ‘Ditën Emogji’, të cilat na shpëtojnë në shumë raste, sidomos atëherë kur një personi nuk dimë se çfarë ti shkruajmë apo se si ti përgjigjemi, në atë rast përdorim emogjit.
Për të treguar se emogjit janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, vlen të përmendim edhe filmin e njohur “The Emoji Movie” e gjithashtu ceremoninë e çmimeve ‘World Emoji Awards’.
Këtë ditë, mund ta shënoni në mënyra të ndryshme, mirëpo një formë e lezetshme do të ishte të komunikoni gjatë kësaj dite, vetëm me emogji.