Për herë të parë ‘Manifesta 14’, do të zbarkojë në Kosovë dhe do të sjellë më shumë se 100 njerëz krijues nga e gjithë bota, për ta shndërruar Prishtinën në një ngjarje artistike dinamike, energjike dhe të gjallë. ‘Manifesta 14’, do të hapet për 100 ditë, në 25 vende të ndryshme ikonike në Kosovë. Kjo do të tërheqë mijëra vizitorë dhe ‘Manifesta 14’, kanë nevojë për ndihmën e vullnetarëve apo stafit mbështetës entuziastë, krijues dhe të përkushtuar për ta realizuar atë! Fokusi i këtij organizimi, do të jetë në edukim dhe kulturë dhe gjatë mbajtjes së ‘Manifesta’s’, do të krijohet një institut interdisiplinor kulturor, me fokus në edukim, rini dhe kulturë dhe pastaj ky institut do të jetë si produkt i ‘Manifestës’. ‘Manifesta 14’ këtë vit do të hapë dyert e saj për publikun me 22 korrik, 2022 dhe aktualisht është duke finalizuar përgatitjet, për programin 100 ditor, në 25 lokacione dhe hapësira nëpër Prishtinë.
Të interesuarit, për tu bërë pjesë e vullnetarëve të ‘Manifesta 14’, mund të kontaktojnë vullnetaren/koordinatoren Pranvera Begolli, në e-mail adresën: pranverabegolli@manifesta.com