Oqeanet mbulojnë mbi 70% të planetit tonë, janë burim i jetës sonë dhe mbështesin ushqimin e njerëzimit si dhe ushqimin e çdo organizmi tjetër në tokë. Oqeanet prodhojnë të paktën 50% të oksigjenit të planetit, janë shtëpi e shumicës së biodiversitetit të tokës dhe burim kryesor i proteinave për më shumë se një miliard njerëz, në mbarë botën.
Për shkak të rëndësisë që oqeanet kanë në jetën tonë, Kombet e Bashkuara kanë caktuar datën e sotme (08.06.22) si “Ditë Botërore të Oqeaneve”, e cila festohet çdo vit, që nga viti 2009.
Tema me të cilën këtë vit shënohet ‘Dita Botërore e Oqeaneve’, është “Rigjallërimi: veprim kolektiv për oqeanet”.
Kjo ditë mëton të na kujtoj secilit, që oqeanet konsiderohen si mushkëritë e planetit tonë, janë burime kryesore ushqimesh, ilaçesh si dhe janë pjesë kritike e biosferës sonë.







