– Me 8 qershor, të vitit 1974, kënga e zhanrit country “I Will Always Love You” e Dolly Parton, klasifikohet në vendin e parë, në top listat muzikore country, në SHBA. Gati dy dekada më vonë, versioni R&B i kësaj kënge, e interpretuar nga Whitney Houston, kryeson top listat në SHBA dhe kudo në botë dhe bëhet një nga këngët më të shitura të të gjitha kohërave.
– Viti 2002 ishte shqetësues për Michael Jackson. Ai foli për trajtim jo të mirë të artistëve me ngjyrë nga industria e muzikës, duke pretenduar se biznesi ishte i mbushur me racizëm. Në një takim për të drejtat civile në Nju Jork, Jackson pretendoi se kishte një ‘komplot’ midis kompanive diskografike, veçanërisht ndaj artistëve me ngjyrë.