Këngëtarët vendorë, do e vazhdojnë kampanjën e radhës në Radio KFOR, ku këtë muaj, çdo javë do të keni mundësi të dëgjoni intervista me artist të zhanreve të ndryshme muzikore. Sot, e ftuara e parë e kësaj kampanje ishte këngëtarja, Frontina Krasniqi, e cila për dëgjuesit tanë tregoi për fillimet e karrierës së saj: “Që kur kam qenë e vogël kam pëlqyer muzikën dhe kam filluar të merrem me muzikë. Pjesëmarrja ime në spektaklin ‘The Voice of Albania 5’, ishte fillimi im profesional, ku kam qenë e rrethuar me muzikantë dhe këngëtarë si dhe jam përfshi më shumë në muzikë. Pastaj vazhdova karrierën muzikore dhe tani kur kam arritur të këndoj në skena më të mëdha, ndihem shumë mirë që kam arritur të përmbushë ëndrrën time të fëmijërisë.”
Frontina tregoi po ashtu, se disa muaj më parë ajo ka publikuar këngën e saj ‘A je me mu’, që e ka punuar me shumë dashuri dhe se tekstin e këngës, e ka shkruar vet ajo. Ajo tregoi se momentalisht është duke performuar në lokale të ndryshme në mbrëmje live dhe se është duke punuar në disa projekte muzikore.
Për fund, Frontina kishte edhe një mesazh për të rinjtë e Kosovës, ku porositi të gjithë të mos dorëzohen asnjëherë në ndjekjen e ëndrrave të tyre.